Vjen njoftimi zyrtar, ja pse u tërhoq Ridvan Berisha

Ferizaj

Vjen njoftimi zyrtar, ja pse u tërhoq Ridvan Berisha

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:59
Ferizaj

Lidhur me dorëheqjen e Koordinatorit të Inspektoratit të Komunës Ridvan Berisha, ka reaguar Komuna e Ferizajt.

Komuna ka shprehur falënderim publik për angazhimin e tij të deritanishëm, bashkë me Inspektoratin e Komunës që me dhjetëra aksione, të sjellë një standard të ri të punës, rendit e rregullit në Ferizaj.

"Së dyti, sa i përket menaxhimit të pandemisë COVID-19, Komuna e Ferizajt përkatësisht Shtabi Emergjent Lokal i kryesuar nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, ka marr vlerësime në shkallë kombëtare për menaxhimin e suksesshëm të sfidave të pandemisë, pjesë e pashkëputshme e të cilit sukses është edhe Inspektorati i Komunës", thuhet në njoftim.

"Së treti, dëshmia më e mirë që nxjerr të vërtetën për dorëheqjen e Kryeinspektorit Ridvan Berisha është njoftimi i tij i datës 23.10.2020 për lirimin nga detyra e koordinatorit të Inspektoratit të Komunës, ku janë arsyet e shkollimit, avancimit të mëtejmë profesional ato që kanë sjellë tek akti i dorëheqjes.

Komuna e Ferizajt, Kryetari i Komunës, Agim Aliu falënderon kryeinspektorin Berisha për kontributin e tij dhe i dëshiron suksese të mëtejme në rrugëtimin profesional", perfundon njoftimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat