Kuvendi i të Rinjve të Ferizaj proteston për mungesën e qendres rinore.

Ferizaj

Kuvendi i të Rinjve të Ferizaj proteston për mungesën e qendres rinore.

Nga: Faton Mehmeti Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 17:25
Kuvendi i të Rinjve të Ferizaj proteston për mungesën e qendres rinore.

Kuvendi i të Rinjve të Ferizaj, sot ka mbajtur një protestë në shenjë pakënaqësie për mungesën e ndërtesës së qendrës rinore.

Në këtë protestë ata theksuan nevojën që qyteti ynë të ketë një qendër të tillë, derisa shprehen edhe pakënaqësinë që Komuna e Feriajt, sipas tyre, tashmë ka larguar publikimin nga faqja zyrtare lidhu me ndërtimin e kësaj qendre.

Ndonëse marshi I paraqitur nga ata në polici është refuzuar me arsyetimin e Luftës ndaj Covid 19, megjtihatë këta të rinj kanë gjetur mënyra tjera për të protesuar.

 Ky është statusi i tyre i plotë i publikuar në faqen e tyre zyrtare në facebook.

Aksion simbolik protestues u mbajt para ndërtesës së Qendrës Rinore

E dashur rini e qytetit të Ferizajt, të dashur qytetar,

Ky aksion protestues u organizua nga Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt dhe ka për qëllim që të shprehen pakënaqësitë e te rinjve në lidhje me ndërtesen e qendrës rinore.

Qendra rinore është në ndërtim e sipër me më shumë se 5 vite dhe është abuzuar me ndërtimin e saj duke i’a mohuar të drejten të rinjve për një qendër te tyre.

Neglizhenca dhe papërgjegjësia e organeve kompetente për këtë çështje ka dëmtuar shumë produktivitetin e të rinjëve vullnetarë të qytetit tonë. Kapaciteti, idetë dhe kreativiteti që ofrojnë të rinjtë tanë meritojn një trajtim më të mirë dhe më të dinjitetshëm andaj përmes këtij aksioni, në mënyre paqësore e demokratike kërkojmë trajtimin e kësaj çështje që ka ndikim të madh në punën tonë.

Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt në vazhdimësi do të kërkojë nga organet relevante qofshin ato lokale a qendrore që ky problem i cili po dëmton zhvillimin e rinisë të zgjidhet sa më shpejtë dhe të krijohen ambiente komforte të punës për të rinjët e qytetit.

Shpresojmë që institucionet përgjegjëse për këtë çështje të marrin parasysh pakënaqesitë tona.

Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt gjatë javëve të kaluara ka dorëzuar tre kërkesa në Drejtorinë Rajonale të Policisë – Ferizaj ku ka kërkuar që të organizojë një marsh nga objekti i Qendrës Rinore deri tek Komuna e Ferizajt, në njoftimin e tretë të dorëzuar edhe pse në njoftim qartësohej se LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS do të respektohet maksimalisht, prapë Drejtorinë Rajonale e Policisë e Ferizajt refuzuan kërkesën me arsyen se jemi në gjendje pandemie.

Edhe pse na u mohua e drejta për të shprehur kërkesat nëpërmjet një akti demokratik sikur ai që kishim paraparë, ne shfrytëzuam këtë aksion simbolik e protestues për të potencuar se RINIA mbetet shtylla kryesore e shoqërisë e për të duhet punuar më shumë.

Vlen të theksohet se Komuna e Ferizajt në faqen e saj zyrtare tashmë edhe ka larguar publikimin lidhur me ndërtimin e qendres rinore.

Image
Kuvendi i të Rinjve të Ferizaj proteston për mungesën e qendres rinore.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat