Për një javë Policia e Ferizajt ka shqiptuar 887 gjoba për mos respektim të masave anti-Covid

Ferizaj

Për një javë Policia e Ferizajt ka shqiptuar 887 gjoba për mos respektim të masave anti-Covid

Më: 5 maj 2021 Në ora: 11:58
Policia e Ferizajit

Në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, ekipe të përbashkëta të policisë dhe inspektorëve të AUV-ut,  kanë shtuar aktivitetet e tyre në rajonin e Ferizajt.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve , përveç vërejtjeve policore (263 vërjetje policore ), janë shqiptuar edhe 887 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat Covid-19, (mosbajtje të maskës, mosmbajtje të distancës dhe mosrespektim të orarit të lëvizjes.), ndërsa është mbyllur edhe një lokal.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave sipas vendimit të Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit 07/L-006 për Parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19.

Këto masa në masë të madhe po respektohen nga shumica e qytetarëve të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat.

Policia apelon tek qytetarët që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat