​Policia e rajonit të Ferizajt dhuron gjak

Ferizaj

​Policia e rajonit të Ferizajt dhuron gjak

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Krahas angazhimeve të përhershme për sigurimin e rendit e sigurisë në parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve rrugore, policia e rajonit të Ferizajt sot iu përgjigj thirrjes dhe pjesëtarë të shumtë të policisë dhuruan gjak në mënyrë vullnetare.

Humanizmi dhe sakrifica janë në thelb të misionit të policisë.

Dhe në këtë kontekst u realizua dhurimi i gjakut, dedikuar të sëmurëve dhe të lënduarve, që shërohen në spitalet tona.

Pjesëtarët e policisë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, janë të gatshëm të mbështesin çdo fushatë për dhurimin vullnetar të gjakut, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, sa herë që kanë nevojë ata, thuhet në njoftim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat