Haradinaj ia merr meritat Aliut për projektin që bashkoi Ferizajn

Ferizaj

Haradinaj ia merr meritat Aliut për projektin që bashkoi Ferizajn

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 10:51
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se qytetin e Ferizajt e ka bashkuar përmes projektit “Bashkimi i Qytetit” i qeverisë Haradinaj 2, duke provuar t’ia marrë meritat kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut për realizimin e këtij projekti.

Haradinaj ka shkruar se përkundër kundërshtimeve për këtë projekt ai u realizua.

“Në Ferizaj, përfundoi projekti më i rëndësishëm që nga pas lufta. “Bashkimi i Qytetit” një prej projekteve infrastrukturore të qeverisë Haradinaj 2, do e bashkojë përgjithmonë qytetin. Përkundër kundërshtimeve e pengesave gjatë rrugës, ky projekt, kjo ëndërr u bë realitet”, ka shkruar Haradinaj.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dje ka përuruar zyrtarisht projektin e bashkimit të qytetit të Ferizajt.

“Dua nga zemra t’i themi të gjithëve, që vendosën qoftë edhe një gozhdë në këtë projekt, që thanë një fjalë në krahun e paskaj të mbështetjes qytetare, duarartëve që kthyen ëndrrën në realitet, FALEMINDERIT! Ta gëzojnë ferizajasit e sotëm dhe ata që do të vijnë pas nesh, ta shijojmë të bukurën e perfeksionin infrastrukturor në damarët e zemrës së qytetit. Urime Ferizaj – Bashkimi i Qytetit – kjo vepër që trashëgim po ia lëmë brezave”, ka shkruar Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat