Dalin detaje të reja nga rasti në Ferizaj, ja me kë dyshohet se jetonte 18-vjeçarja e vrarë

Ferizaj

Dalin detaje të reja nga rasti në Ferizaj, ja me kë dyshohet se jetonte 18-vjeçarja e vrarë

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 11:06
Ferizaj

Dyshohet që 18-vjecarja M.O që u dërgua dje në mesditë pa shenja jete në emërgjencën e Ferizajt, ishte duke bashkëjetuar tash e një kohë me 29-vjeçarin që është në arrati me inicialet D.K, 29-vjeçar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se një person është ndaluar lidhur me rastin e vdekjes së 18-vjeçares që u la pa shenja jete në emërgjencën e kësaj komune, ndërsa, një person tjetër vazhdon të mbetet në arrati.

Sipas prokurorisë, A.S dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, bashkë me të dyshuarin, D.K.

Të njejtët bëhet e ditur se kanë keqtrajtuar fizikisht të ndjerën, që si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  me vendim të prokurorit, është ndaluar një (1) person i dyshuar, me inicialet A.S., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale  “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, i dyshuari tjetër D.K., që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku me ç’rast i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së të gjitha rrethanave të ngjarjes”, bëhet e ditur.

Media i ka publikuar dje fotografitë e dy personave të dyshuar në këtë rast që po cilësohet “Vrasje e rëndë”, nga organet e rendit.

Fotografitë e tyre dje janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës.

Po ashtu mësohet se vetura me të cilën u dërgua viktima në spital është Audi A8 me ngjyrë të zezë dhe ka targa të Zvicrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat