​Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Ferizaj

​Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Më datën 12 tetor 2023 në ora 17:00 në Ferizaj, policët hetues të stacionit të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës B.C. (26), i gjinisë mashkullore.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, dega në Kaçanik, për veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” me dënim burgimi prej 2 vjet e 6 muaj dhe për veprën tjetër penale “Dhunë në familje” me dënim burgimi prej 20 ditëve.

I njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit, nga policët e stacionit të Kaçanikut është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat