Sanije Aliajt i ndahet çmimi "Ibrahim Rugova"

Ferizaj

Sanije Aliajt i ndahet çmimi "Ibrahim Rugova"

Nga: A.M. Më: 7 maj 2017 Në ora: 13:56
Avdullah Hoti dhe Sanije Aliaj

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka ndarë Sanije Aliaj çmimin "Ibrahim Rugova"  në shenjë mirënjohje për vepër jetësore në shërbim të shtetit të Kosovës dhe veprimtarisë në LDK.

Këtë e ka bërë të ditur, Avdullah Hoti në përvjetorin e degës në Ferizaj.

Postimi i plotë:  

Znj. Sanije Aliaj merr mirenjohje per veper jetesore ne sherbim te shtetit te Kosoves dhe veprimtarise ne LDK. Cmimi i madh "Ibrahim Rugova" ju nda sot ne pervjetorin e deges ne Ferizaj. Ajo ka qene per shume mandate deputete ne Kuvendin e Kosoves dhe struktura te larta te LDK-se.

Biografia e saj, qe u lexua sot nga Kryetari Sfarqa, eshte emocionuese per cdo te ri ne LDK se neper cfare veshtiresish kane kaluar veprimtaret e vjeter te LDK-se per te ndertuar shtetin e Kosoves.

Image
Avdullah Hoti dhe Sanije Aliaj
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat