AAK-së në Ferizaj iu bashkuan 100 anëtarë të rinj

Ferizaj

AAK-së në Ferizaj iu bashkuan 100 anëtarë të rinj

Më: 28 maj 2017 Në ora: 20:02
Xhavit Zariqi, pasi ua shpërndau librezat e anëtarësisë, iu uroj mirëseardhje në shtëpinë e Aleancës dhe i falenderoj për mbështetjen, përkrahjen dhe besimin e tyre.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se sot mbi 100 anëtarë të rinj iu bashkuan kësaj partie dega në Ferizaj.

“Pensionist, punëtorë, arsimtar, student, të rinj dhe të reja i dhanë mbështetje të fuqishme kandidatit për deputet nga Ferizaji, Xhavit Zariqi”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Nënkryetari i Komunës së Ferizajit, njëherazi kandidat për deputetë, Xhavit Zariqi, pasi ua shpërndau librezat e anëtarësisë, iu uroj mirëseardhje në shtëpinë e Aleancës dhe i falenderoj për mbështetjen, përkrahjen dhe besimin e tyre, që po e tregojnë për të nominuarin për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat