Tregon Disney, zëri i Minnie që vdiq, kishte bashkëshort zërin e Mickey Mouse

Filma

Tregon Disney, zëri i Minnie që vdiq, kishte bashkëshort zërin e Mickey Mouse

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 14:27
Foto

Russy Taylor, një aktore amerikane që realizoi zërin e Minnie Mouse për më shumë se 30 vjet, vdiq në moshën 76-vjeçare, tha studio Disney.

“Minnie Mouse humbi zërin e saj me vdekjen e Russy Taylor. Për më shumë se 30 vjet, Minnie dhe Russy punuan së bashku për të argëtuar miliona njerëz në mbarë botën. Ishte një partneritet që Minnie-n bëri një ikonë globale dhe Russy e donte”, tha presidenti Disney-it, Bob Iger.

Në vitin 1986, mes 200 kandidatëve, aktorja amerikane u zgjodh për zërin e një figure të animuar siç ishte Minnie Mouse.

Dhe si për konçidencë, që nga vitet 1980, ajo ka qenë e martuar me Wayne Alvin, aktorin që realizonte Mickey Mouse, një partner i animuar i Minnie Mouse.

Alvin vdiq në vitin 2009, dhe Russy Taylor tha në intervistën në 2014 se çifti nuk fliste shumë për marrëdhënien ose martesën e tyre, sepse ata nuk donin t’i shihnin ato si Mickey dhe Minnie, por Wayne dhe Russy.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat