Netflix me film se si milionerët po mbesin vazhdimisht të pasur

Filma

Netflix me film se si milionerët po mbesin vazhdimisht të pasur

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 10:48
Foto

Edhe një filmi i ri do të shfaqet shumë shpejti në platformën Netflix.

Ishte aktorja amerikane e Hollivudit, ajo që bëri të ditur përmes rrjeteve sociale se është pjesë e këtij filmi.

Në fakt, ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram trailerin e videos së filmit “Landromat”, ku të tërin do të kemi shumë shpejt mundësi ta shohim.

Filmi bënë fjalë për disa milioner të botës se si mbesin të pasur duke “shpërlarë” para përmes avokatëve të tyre që dijnë të mashtrojnë edhe shtetin.

Aktorja ndihet krenare që ka qenë pjesë e kastës së aktorëve të tillë, si Meryl Streep, Antonio Banderas e Gary Oldman.

Ndryshe, biondina 61-vjeçare u bë e famshme në saje të një roli provokues në filmin e pothuajse tri dekadave, “Basic Instinct”. 

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat