Del trajlleri i filmit ‘Bloodshot’

Filma

Del trajlleri i filmit ‘Bloodshot’

Më: 14 janar 2020 Në ora: 17:42
Vin Diesel në rolin e Ray Garrison

Filmi i bazuar në librat më të shitur komikë, ka të bëjë me Vin Diesel në rolin e Ray Garrison, ushtari i vrarë në aksion e që u rikthye në jetë si superheroi Bloodshot nga korporata RST.

Me një ushtri të nanoteknologjisë në venat e tij, ai është një forcë e pandalshme – më e fortë se kurrë dhe në gjendje të shërohet menjëherë.

Por në kontrollin e trupit të tij, kompania ka ndikuar në mendjen dhe kujtimet e tij. Tani, Ray nuk e di se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo – por është në mision për të zbuluar.

Guy Pearce, Eiza Gonzalez, Sam Heughan dhe Toby Kebbel gjithashtu luajnë në film, i cili pritet të dalë në kinema më 13 mars të këtij viti.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat