‘Zana’ merr çmimin kryesor në Tirana International Film Festival

Filma

‘Zana’ merr çmimin kryesor në Tirana International Film Festival

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 22:37
Adriana Matoshi

Filmi i gjatë artistik me regji të Antoneta Kastratit është shpallur filmi më i mirë në edicionin e sivjetëm të Tirana International Film Festival.

Lajmin e bëri të ditur regjisorja e filmit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e cila uroi kastën e filmit ‘Zana’.

Filmi trajton një temë shumë të ndjeshme, ku personazhi kryesor i luajtur nga Adriana Matoshi, e përhumbur nga e kaluara e saj e shtypur prej kohësh dhe e trysnuar nga familja për të kërkuar trajtim nga shëruesit mistikë për infertilitetin e saj, një grua kosovare që përpiqet të pajtojë pritjet e mëmësisë me një trashëgimi të brutalitetit të kohës së luftës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat