Edicioni i parë i “Dardan Fest” shpall fituesit mes 22 produksioneve në konkurrim

Filma

Edicioni i parë i “Dardan Fest” shpall fituesit mes 22 produksioneve në konkurrim

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 16:08
Foto Ilustrim

“Dardan Fest 2020”, Festivali Ndërkombëtar i filmit dokumentar, në edicionin e tij të parë zgjodhi dokumentarin ‘Simfonia 57’ të regjisores Iva Garo, si më të mirin, duke i dhënë çmimin e parë.

Filmi dokumentar që u krijua në ditëlindjen e 57-të të Orkestrës Simfonike te RTSH, u vlerësua po aq për realizimin sa për shijen e zgjedhur të muzikës klasike e atij historiku të tërë të Orkestrës që Garo e rrëfen nëpër vite e arkiva, duke e bërë këtë dokumentar mos t’i ngjajë fare të dhënave kronologjike, por të rrjedhë si një nga ariet që luhen.

Nata e fundit e festivalit, u mbyll me dokumentarin e Andi Deckës, kushtuar Lorik Canës për t’i lënë më pas vendin vendimit të jurisë.

Një çmim tjetër i këtij festivali ishte Best Feature Fiction që shkoi për Bullgarinë, me filmin ‘Omnipresent’. Franca fitoi çmimin Best Short me filmin ‘I’m not telling you anything, just saying’. Ndërsa Best Documentary shkoi për ‘Our Lady of Shkodra’, nga Fabian Kati.

Në këtë festival pati më shumë se 300 aplikime nga mbarë bota, por që juria vendosi të përzgjidhte vetëm 22 filmat më të mirë, për të dhënë ndërkohë edhe mesazhin se në këto kohë të vështira që mbarë bota po kalon, krijimtaria artistike dhe për më tepër arti i kinemasë vazhdon të sfidojë realitetin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat