Nuk është 'Coronavirus' por 'Noravirus', ky është seriali që duhet të nisni këtë fundjavë

Filma

Nuk është 'Coronavirus' por 'Noravirus', ky është seriali që duhet të nisni këtë fundjavë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 19:36
Ilustrim

Seriali ‘The Barrier’, ku bëhet fjalë për situatën pas Luftës së Tretë Botërore dhe përhapjen e një virusi me emrin: Noravirus.
 
Pas luftës, toka të mëdha janë të pabanueshme dhe kombet dikur demokratike, siç janë kombet e Evropës Perëndimore, janë nën diktaturën fashiste.
 
Me burime të ulëta, ata përdorin kërcënimin e urisë dhe mungesës së ujit për të qëndruar në pushtet. Megjithatë, për 10% të popullsisë jeta duket relativisht normale.
 
Historia sillet rreth Spanjës së pas luftës. E cila duket se nuk është më në BE, me pjesën më të madhe të Evropës tani shumë nacionaliste dhe vetë-qeverisëse.
 
Një virus ka shkatërruar Spanjën e pasluftës dhe ndoshta gjithë botën. Virusi është mjaft fatal dhe qytetet e mëdha janë mbyllur, dhe kushdo që dëshiron të hyjë, duhet të provojë se është i shëndetshëm. Ngjarjet janë vendosur në Madrid, i cili është i ndarë në dy pjesë. Në njërën anë janë të varfërit. Klasa punëtore dhe shumë lypës dhe të pastrehë. Ana tjetër janë klasat e larta dhe të mesme. Përfshirë qeverinë fashiste.  

Në këtë serial gjejmë të përbashkëtën me realitetin tonë: nevoja për një vaksinë. Për të arritur deri në zbulimin e saj, qeveria në mënyrë të fshehtë vë në rrezik jetën e mijëra fëmijëve, pasi nevojitet gjaku i tyre.
A është kjo mënyra e duhur për të zbuluar një vaksinë? A duhet të sakrifikohen jetët e mijëra fëmijëve për të siguruar gjithë popullsinë e botës?
 
Një histori e mirë distopike. Jo shumë larg për t’u besuar. Një sugjerim i mirë për të kaluar kohën me familjen këtë fundjavë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat