Ylli i “Sex and the City” Chris Noth, nuk do të rikthehet si personazhi Mr. Big

Filma

Ylli i “Sex and the City” Chris Noth, nuk do të rikthehet si personazhi Mr. Big

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 21:45
“Sex and the City”

Mr. Big ka qenë karakteri, në të cilin ishte e dashuruar protagonistja kryesore Carrie Bradshaw.

Chris Noth nuk do të përsërisë rolin e tij si z. Big, i dashuri i Carrie Bradshaw (Sarah Jessica Parker) në serinë televizive, shkruan Page Six.

Për më tepër, David Eigenberg, i cili luajti Steve, burrin e Miranda Hobbes (Cynthia Nixon) dhe babanë e fëmijëve të saj, gjithashtu thuhet se nuk do të shfaqet në vazhdimin e serialit, e cila është titulluar “And Just Like That”.

Raporti se Noth dhe Eigenberg nuk do të përsërisin rolet e tyre vjen pasi u zbulua se Kim Cattrall gjithashtu nuk do të luajë Samantha Jones në episodet e ardhshme.

Sidoqoftë, gjatë një interviste me The Bradshaw Boys vitin e kaluar, Parker ishte e prerë se ajo ka qenë gjithmonë Team Big.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat