Një adaptim televiziv i romanit pasues të ‘Trainspotting’ të Irvin Welsh-it, ‘Artisti i tehut’ është duke u realizuar.
Lajmin për mediumin britanik NME e ka konfirmuar aktori Robert Carlyle i cili e luan rolin e Begbie-t në klasikun e Danny Boyle-t.
Ka pasur zëra që do të zhvillohet edhe një film i tretë pas atij të dytit që doli më 2017, ‘T2: Trainspotting’.
Mirëpo tashmë është marrë vesh që nuk do të jetë film por seri ajo që do të ngjajë me romanin e Welsh-it.