Rikthehet seria Will & Grace - Bota Sot
Rikthehet seria Will & Grace

Filma

Rikthehet seria Will & Grace

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 07:52
Will & Grace

Seria e famshme komike “Will & Grace” do t’iu rikthehet ekranve pas 11 vjetësh pauzë, për së paku një sezon të nëntë dhe të dhjetë.

Kjo seri e cila kishte luajtur përgjatë viteve 1998-2006, tani është bërë e ditur se do të zgjasë për së paku edhe dy sezone të tjera.

Sezoni i nëntë do t’i ketë 16 episode ndërkaq sezoni i dhjetë ende nuk është në produksion.

Më saktësisht, premiera e sezonit të nëntë do të jepet në NBC më 28 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat