Vampiri i Twilight, merr rolin e psikopatit

Filma

Vampiri i Twilight, merr rolin e psikopatit

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 17:39
Robert Pattinson

Ka qenë një vampir bukurosh, personazh i librave të Mopasan apo zbutës elefantësh, por ashtu si në filmin e tij të ri nuk e kemi parë kurrë.

Robert Pattinson portretizon një psikopat te quajtur Connie në trillerin kriminal “Good Time”. Personazhi i tij është i obsesionuar për lirimin e vëllait problematik nga burgu pas një tentative të dështuar për vjedhje.

Filmi ndjek Odisenë e Connie-t përgjatë një nate të mbushur me fatkeqësi. “Good Time”, që do të nisë të shfaqet në kinematë amerikane nga e premtja, është xhiruar kryesisht me kamera dore në rrugët e Kuinsit në Nju Jork. 

I mësuar me sete luksoze xhirimi këtë herë Pattinson është detyruar të flejë në një kolibe qensh për të pushuar pas xhirimeve të lodhshme. 

“Ritmet e xhirimit ishin shumë të lodhshme dhe duhej të ishe gjithë kohës gati. Nuk mund të humbisnim asnjë minutë", deklaron ai

Megjithatë sakrificat e aktorit që u be i famshëm për rolin e vampirit Eduard Cullen në sagën Twilight duket se po shpërblehen. Në Rottentomatos.com trilleri ka marre vlerësimet maksimale nga kritika.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat