Game of Thrones – Kush është Aegon Targaryen? - Bota Sot
Game of Thrones – Kush është Aegon Targaryen?

Filma

Game of Thrones – Kush është Aegon Targaryen?

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 18:32
Rhaegar Targaryen dhe Lyanna Stark; Game of Thrones

Zbulohet më në fund emri i birit të Lyanna Stark dhe Rhaegar Targaryen: cilat janë pasojat për fatin e Jon Snowt?

Në përfundim të episodit të fundit të javës së shtatë të “Game of Thrones”, ndër më të kritikuarit, por edhe ndër më të shikuarit e të gjithë kohërave, është konfirmuar rrëfimi se Jon Snow është, në të vërtetë, bir i Lyanna Stark dhe Rhaegar Targaryen (vëllai i Daenerys). Jo vetëm që kjo është shprehur në mënyrë eksplicite (deri më tani ata që nuk kanë marrë informacione në internet kanë qenë të vetëdijshëm se Jon ishte bir i Lyannës), por janë shtuar detaje të tjera: emri i tij i vërtetë është Aegon Targaryen dhe ai është tani trashëgimtari legjitim i Fronit.

Zbulimi i emrit të vërtetë nuk është i parëndësishëm dhe ofron disa referenca për pjesën tjetër të çështjes së Uesteros. Aegon, në fakt, ishte edhe emri i djalit që Rhaegar kishte pasur me gruan e tij të parë Elia. Por fëmija ishte vrarë së bashku me motrën e tij Rhaenys në kohën e rebelimit të Robert Baratheon.

Ky rebelim u lind menjëherë pas akuzës së ngritur kundër Rhaegar, se ai kishte rrëmbyer gruan e premtuar Robertit dhe e kishte përdhunuar atë.

Tani kemi konfirmimin se të dy duheshin dhe fruti i dashurisë së tyre është vetëm Jon. Megjithatë mbetet për t’u sqaruar pse edhe për këtë djalë të dytë të Rhaegar është zgjedhur i njëjti emër. Është e mundur që me të marrë lajmin për vdekjen e fëmijës, të ketë zgjedhur ta nderojë në atë mënyrë.

Është interesante të theksohet se në libra, megjithatë, mendohet se Aegoni i parë i mbijetoi tërbimi të Malit dhe u shpëtua nga Varys në Essos, edhe pse ende ka dyshime se ai mund të jetë një mashtrues.

Një tjetër hipotezë për përkimin e emrit të dy djemve të Rhaegarit është në një vizion të Daenerysit, i treguar në libër. Në të, Rhaegar, i thotë gruas së tij, Elia Martell, “Aegon. Cili emër do ishte më i mirë për një mbret? Ai është princi i premtuar dhe kënga e akullit dhe e zjarrit. Duhet të ketë një. Dragoi ka tre koka”. Pas anulimit të martesës, është e arsyeshme të mendosh se fëmijët e tij të mëparshëm bëhen të paligjshëm dhe për këtë arsye Rhaegari kishte nevojë për një Aegon legjitim për të përmbushur profecinë e tij. 

Image
Jon Snow
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat