Sylvester Stallone vjen me “Creed 2” - Bota Sot
Sylvester Stallone vjen me “Creed 2”

Filma

Sylvester Stallone vjen me “Creed 2”

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 09:27
Sylvester Stallone

Sylvester Stallone ka zbuluar se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë vazhdim të filmit të tij hit “Creed”.

Aktori 71-vjeçar e ri-luajti rolin e tij si Rocky Balboa për këtë film, për çka fitoi nominimin për Oscar dhe fitoi një Golden Globe.

“Creed” grumbulloi 173.6 milionë dollarë anembanë botës pas publikimit në vitin 2015.

Bëhet fjalë për të birin e shokut dhe ish kundërshtarit të Rocky-t, Apollo Creed – Adonis Johnson Creed, i cili merret nën përkujdesjen e Rocky-t derisa trajnohet për karrierën profesionale të boksit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat