Verstappen kërcënon Mercedesin!

Formula 1

Verstappen kërcënon Mercedesin!

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 18:45
Verstappen kërcënon Mercedesin!

Merr jetë Red Bulli i ri, makina që do të synojë me një talent të padiskutueshëm si Max Verstappen të zbresë Mercedesin nga froni. Makina e re do të quhet RB15 dhe do të pilotohet nga holandezi Max Verstappen e francezi Pierre Gasly. Ndryshimi kryesor i makinës austriake është padyshim motori i ri që do të përdorë këtë sezon, ai Honda, duke divorcuar nga Renault, me të cilin fitoi 4 tituj kampion (2010-2013). Pavarësisht kësaj, enigma se si do të paraqitet motori i ri lë të gjithë në pritje të testeve të para dimërore. Motori Honda do të jetë arma me të cilën ai do të synojë titullin kampion në Formula 1. Me një fjalë, Verstappen kërcënon Mercedesin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat