Mercedes: Në Bahrein do të luajmë rolin e sfidantit

Formula 1

Mercedes: Në Bahrein do të luajmë rolin e sfidantit

Më: 27 mars 2019 Në ora: 07:40
Bottas e Hamilton

Në Australi, gara e parë sezonale e Botërorit 2019 në Formula 1, u mbyll me një triumf të dyfishtë të Mercedes. Bottas e Hamilton zunë dy vendet e para dhe finlandezi realizoi xhiron më të shpejtë. Pavarësisht kësaj, Toto Wolff, shefi i Mercedes, mendon se gara e radhës, në Bahrein, nuk e sheh aspak makinën gjermane si favorite.

“Sezoni sapo ka nisur, Ferrari do të bëjë gjithçka për të fituar në Bahrein dhe Red Bull tregoi se mund të duelojë për fitore. Ne e pamë forcën e “kokëkuqes” gjatë testeve dhe pavarësisht paraqitjes së mirë në Australi, në Bahrein nuk jemi favoritë. Një garë e vetme nuk vendos fatin e gjithë sezonit”, tha Wolff.

Ashtu si Australia edhe Bahrein ëhstë një pistë mikse, mes një gare qytetase dhe një piste tradicionale. Gara në shkretëtirë ka shumë të papritura, që vijnë kjryesisht nga orari i garës dhe ku temperaturat ndryshojnë shpejt. “Është një histori më vete, ku temperatura ndryshon nga njëri session në tjetrin. Ky është faktor i rëndësishëm, që të pengon për të patur një makinë të qëndrueshme”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat