Schumacher: Do të pilotoj një makinë legjendare të babait tim - Bota Sot
Schumacher: Do të pilotoj një makinë legjendare të babait tim

Formula 1

Schumacher: Do të pilotoj një makinë legjendare të babait tim

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 13:47
Schumacher: Do të pilotoj një makinë legjendare të babait tim

Rikthim në të shkuarën, në pistën gjermane të Hockenheim. Më 27 dhe 28 korrik, me rastin e garës së Çmimit të Madh të Gjermanisë, që do të zhvillohet në këtë pistë, fansat e Ferrarit do të kenë mundësi të rishohin në pistë një nga makinat legjendare.

Atë F2004, me të cilën Michael Schumacher u shpall kampion bote sezonin 2004. Ai që do të pilotojë këtë makinë do të jetë Mick Schumacher, djali i Michael.

Me këtë makinë, 7 herë kampioni i botës në Formula 1 fitoi 13 gara nga 18 që ishin në kalendar. Ndaj ajo njëvendëshe është konsideruar si më e suksesshmja në histori.

“Të pilotoj makinën F2004 në pistën e Hockenheim do të jetë një përvojë e papërsëritshme. Hera e fundit që kam pilotuar në këtë pistë ka qenë kur fitova titullin e Formula 3. Ndërsa tani do të pilotoj një makinë legjendare të babait tim. Mezi po pres”, tha Mick Schumacher.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...