Marquez bën llogaritarin: Nuk fitoj dot kudo, tani nis “plani B” - Bota Sot
Marquez bën llogaritarin: Nuk fitoj dot kudo, tani nis “plani B”

Formula 1

Marquez bën llogaritarin: Nuk fitoj dot kudo, tani nis “plani B”

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 15:47
Marc Marquez

Avantazhi prej 44 pikësh që Marc Marquez ka ndaj Andrea Doviziozo bën që spanjolli i Honda të nis të bëjë llogaritarin. Piloti 6 herë kampion bote në karrierë shprehet se tashmë për të nuk është më e rëndësishme të fitojë çdo garë, por të menaxhojë avantazhin. Siç dhe bëri në Holandë në garën e fundi.

“E di që nuk mund të fitoj gjithnjë, por e rëndësishme është që të dueloj gjithnjë për fitoren. Siç dhe ndodhi në Assen, ku u rendita i dyti. E rëndësishme është që në fund të këtij viti të shpallem kampion bote. Kjo do të thotë që më duhet të menaxhoj mirë avantazhin që kam me rivalët, pasi çdo garë ka të papriturat e saj. Pra, kemi një plan B”, tha Marquez.

Të dielën garohet në Gjermani, gara e fundit para pushimeve verore, ndaj spanjolli i Honda synon të fitojë, për të qenë më i qetë për pjesën e dytë të sezonit. “Fitorja në pistën e Sachsenring është e rëndësishme për mua, pasi do të thellonte epërsinë me rivalët. Ndaj dua të fitoj, që në pushime të shkoj më i qetë”, u shpreh Marc Marquez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...