Marquez triumfon në Gjermani

Formula 1

Marquez triumfon në Gjermani

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 16:21
Marquez triumfon në Gjermani

Marc Marquez triumfon në Çmimin e Madh të Gjermanisë, duke siguruar fitoren e pestë sezonale në Botërorin e MotoGP-së dhe thelluar diferencën në renditje me ndjekësit më të afërt.

Spanjolli i Hondas dominoi nga xhiroja e parë deri në fund, duke e kaluar vijën e finishit para Yamahas se Vinales dhe Hondas LCR të Crutchlow.

Mbetën jashtë podiumet, respektivisht në vendet 4 dhe 5 italianët Petrucci dhe Dovizioso me motorët Ducati, ndërsa Valentino Rossi e mbylli në vendin e 8-të.

Dovizioso mbetet ndjekësi më i afërt i Marquez (185 pikë) me 58 pikë më pak, më pas renditen Petrucci, Rins, Vinales, respektivisht me 127, 121 dhe 101 pikë. Çmimi i Madh i radhës do të zhvillohet në pistën e Brno, në Republikën Çeke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat