I shkëlqyer - Bota Sot
I shkëlqyer

Formula 1

I shkëlqyer

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 18:20
Marc Marquez

Marc Marquez është thjeshtë fantastik. Kampioni në fuqi i botës regjistroi pole position-in e 84-t në karrierë në Çmimin e Madh të Republikës Çeke aty ku nuk u ndal as nga reshjet e shiut që kishin lagur pistën. Marquez bëri një xhiro të shpejtë të jashtëzakonshme në pistën e Brno që ishte e lagur në pjesët më të madhe të saj.

Me goma të përdorua Marquez ishte thjeshtë i papërmbajtshëm duke regjistruar kohën 2 minuta 2 sekonda e 753 të mijtat dhe në garën e kësaj të diele me meritë të plotë do të niset nga vendi i parë.

Në vijën e parë bashkë me spanjollin e Hondas zyrtare do të nisen edhe Jack Miller me Ducati dhe Johann Zarco me KTM.

Menjëherë pas tyre do të jetë Ducati zyrtar i Andrea Doviziosos ndërsa vetëm i 7-ti Valentino Rossi. E frikshme distanca e Marquez me dy ndjekësit më të afërt Miller dhe Zarco të cilët ishin rreth 2,5 më të ngadaltë se spanjolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...