Lorenzo në dyshim - Bota Sot
Lorenzo në dyshim

Formula 1

Lorenzo në dyshim

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 14:49
Lorenzo në dyshim

Pas garës së fundit në Austri janë shtuar zërat për një rikthim të pilotit spanjoll Jorge Lorenzo te motori italian Ducati sezonin e ardhshëm. Spanjolli nuk ka zbritur në pistë në 5 garat e fundit të MotoGP për shkak të dëmtimit, ndërkohë që lamtumira e parakohshme nga Honda duket e paevitueshme.

Ai që ka konfirmuar interesimin për Lorenzo është Gigi Dall’Igna, drejtori i përgjithshëm i Ducati, që tha: “Është detyra ime që të sjell te Ducati pilotët më të mirë të mundshëm. Ndaj, nëse ka një mundësi që pilotët më të mirë të jenë të disponueshëm, une kontrolloj dhe monitoroj situatën”.

“Natyrisht nuk jam vetëm unë ai që interesohem për Lorenzo, por edhe vetë Honda ku ai piloton apo Yamaha. Gjithsesi, për momentin nuk ka asgjë konkrete”, tha Dall’Igna. Lorenzo ka pilotuar për dy sezone motorin Ducati (2017-2018), por nuk shkëlqeu dhe u largua për te Honda, ku sërish ka probleme.

Pak kohë më parë, edhe Yamaha deklaroi se Valentino Rossi nuk është më në qendër të projektit, duke lënë të hapur mundësinë që legjenda e Moto GP të largohet në fund të sezonit. Pra, sezonin e ardhshëm mund të ketë një revolucion të madh pilotësh në garat e motoçiklizmit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...