Buzeti, sfida evropiane e garuesve të Kosovës

Formula 1

Buzeti, sfida evropiane e garuesve të Kosovës

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 16:05
Buzeti, sfida evropiane e garuesve të Kosovës

Liridon Kalenderi, Bardhyl Canolli, Besfort Bunjaku, Gazmend Demolli, Leutrim Bytyqi, Kreshnik Mariqi dhe Valon Jaha janë automobilistë kosovarë që do të marrin pjesë në garën e madhe, e cila këtë fundjavë mbahet në kuadër të Kampionatit Evropian mbahet në Buzet të Kroacisë.

Bëhet fjalë për njërën nga garat më të mëdha, më atraktive dhe më prestigjioze, prandaj është e qartë se, edhe konkurrenca është tejet e madhe. Përkundër këtij fakti, garuesit tanë janë shprehur optimistë për rezultate të mira, madje nuk e fshehin optimizmin për t’u gjendur në podiumin e fituesve.

Besfort Bunjaku, për herë të parë do të jetë pjesëmarrës i garës në Buzet, por ky fakt nuk i zbeh pritjet e tij. “E dimë se është një garë shumë e fortë me garues të njohur nga mbarë Evropa, por edhe ne synojmë të arrijmë rezultate të mira.

Në Buzet shkoj me ambicie për t’u gjendur në podiumin e fituesve, megjithëse jam i vetëdijshëm se do të jetë tepër vështirë“, ka thënë Bunjaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat