Red Bull shënon rikthimin në Silverstone, Verstappen duhet të pres - Bota Sot
Red Bull shënon rikthimin në Silverstone, Verstappen duhet të pres

Formula 1

Red Bull shënon rikthimin në Silverstone, Verstappen duhet të pres

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 22:50
Red Bull

Max Verstappen duhet të pres për rikthimin e tij.

Skuadra e Red Bull në Formula 1, do të shënojë rikthimin e saj në pistën e Silverstone, pas pauzës së gjatë të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Piloti më i mirë i kësaj skuadre, Verstappen, megjithatë duhet të pres më gjatë për të bërë rikthimin.

Verstappen duhet të pres deri në Grand Prixin e Austrisë, për të pasur shansin e parë që të drejtojë një Formula, që nga karantina.

Krejt kjo vjen si pasojë e rregullave të vendosura nga Britania e Madhe, lidhur me koronavirusin.

Që Verstappen t’i bashkohej testeve në Silverstone, ai duhej të ishte në Britani në fillimin e qershorit.

Kujtojmë se piloti i Red Bull do të jetë në mesin e pretendenteve për titullin gjatë këtij kampionati që startin merr në Spielberg të Austrisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat