Leclerc: Tradhtova skuadrën pas punës 1 javore

Formula 1

Leclerc: Tradhtova skuadrën pas punës 1 javore

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 20:14
Leclerc: Tradhtova skuadrën pas punës 1 javore

Gara e Ferrarit në çmimin e madh të Austrisë zgjati vetëm 5 xhiro.

Charles Leclerc bëri një gabim idiot pasi përplasi shokun e tij të skuadrës Sebastian Vettel që në xhiron e parë. Të dy makinat kokëkuqe mbyllen garën shumë shpejt.

Piloti nga Monte Carlo ka reaguar për herë të parë pas incidentit. “Jam shumë i zhgënjyer me veten. Më vjen keq, por një keqardhje e tillë nuk është e mjaftueshme. Vettel nuk kishte asnjë faj sot.

“Tradhtova skuadrën pas punës 1 javore që ata bënë për ta sjellë makinën në formë. U shfaqa shumë i etur për t’i fituar ato vende në xhiron e parë. Do të mësoj nga një gabim i tillë”, shkruajti ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat