Formula 1 ka lëshuar një njoftim tejet të rëndësishëm.
Faqja zyrtare e Formula 1 në ‘Twitter’ ka njoftuar për pasurimin e kalendarit të garave.
Kalendarit të vitit 2020 në F1 do t’i shtohen edhe garat e Nurburgring (Gjermani), Portimao (Portugali) dhe Imola (Itali).
Tri Grand Prixet do të zënë vend në raundet 11-13.
Evenimenti i Imola do të zgjasë dy ditë. Me këto gara, kalendari i F1 do të duket më i pasur dhe adhuruesit e garave të shpejtësisë do të kenë dozë më të madhe argëtimi.