Dhëmbë të thyera e dëmtim i nofullës

Formula 1

Dhëmbë të thyera e dëmtim i nofullës

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 10:49
Dhëmbë të thyera e dëmtim i nofullës

Aksidenti që Fernando Alonso pësoi dje në rrugët e Lugano (Zvicër), ku po stërvitej me biçikletë, ka vënë në rrezik rikthimin e tij në pistë. Piloti spanjoll do të garojë këtë sezon të Formula 1 me skuadrën Alpine (ish-Renault), por situata shëndetësore e tij do të monitorohet dita-ditës.

Sipas mediave, Alonso ka pësuar dëmtime të shumta të në fytyrë. Ai ka humbur të paktën dy dhëmbë dhe ka pësuar një frakturë nofullës. Gjithashu, është çarë në fytyrë dhe buzë.

Për fat të mirë të Alonso, aksidenti ka ndodhur pak metra larg një spitali, ku mori ndihmën e parë mjekësore dhe më pas ai është transferuar në Berna (Zvicër), në një qendër spitalore të specializuar për dëmtimet në fytyrë.

Në këtë qendër spitalore Alonso pritet të kryejë një operacion në pjesën e gojës. Alonso ishte duke u stërvitur në Lugano, ku dhe banon. Policia po heton për dinamikën e ngjarjes, teksa mësohet se njëra nga palët, Alonso apo shoferi i makinës, nuk ka respektuar sinjalistikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat