Nuhi Llugaxhiu, kryetar i ri i Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës! Ja kush janë delegatët e KOK-ut

Formula 1

Nuhi Llugaxhiu, kryetar i ri i Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës! Ja kush janë delegatët e KOK-ut

Më: 12 mars 2021 Në ora: 17:02
Pamje nga Kuvendi

Në ambientet e Kolegjit FAMA në Prishtinë, është mbajtur Kuvendi i Punës dhe zgjedhor i Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës. Me shumicë votash dhe pa kundërkandidat me mandat katërvjeçar 2021/2025 është rizgjedhur si Kryetar i FMK-së Nuhi Llugaxhiu

Për Nënkryetar janë rizgjedhur; Artan Spahiu - Nënkryetar i parë; Halit Rexhaj -nënkryetar i dytë.  Për Drejtor Sportiv është rizgjedhur Alban Beqiri; për sekretar i përgjithshëm është rizgjedhur Elton Xhemajli

Kurse për anëtar të Bordit të FMK-së janë zgjedhur: 

Image

1. Nijazi Starabaja
2. Nijat Shabani
3. Hasan Gjesha
4. Asllan Muhaxheri
5. Ilir Behluli
6. Fidan Ahmeti
7. Jetulla Guri
8. Naser Ahmeti
9. Qëndrim Shabani

Me shumicë votash janë pranuar edhe klubet e reja në FMK; 
1. Mc Steelwings - Pejë
2. Mc Dragojt e Gjeravicës - Deqan
3. McT Prizreni - Prizëren
4. Mc Enduro Leaders - Prishtin

Përfaqësues të FMK-së për Asamblenë e përgjithshme të Komitetit Olimpik të Kosovës, janë deleguar; Nuhi Llugaxhiu - Kandidat për anëtar të bordit të KOK-ut; Alban Beqiri - Delegat pjesëmarrës në asamble.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat