Binotto karikon Ferrarin

Formula 1

Binotto karikon Ferrarin

Më: 24 mars 2021 Në ora: 11:06
Binotto karikon Ferrarin

Pas paraqitjes zhgënjyese vitin e kaluar, Ferrari i këtij sezoni synon të arrijë një rezultat më të mirë në pistë. I bindur në këtë është drejtori sportiv i “kokëkuqes” Mattia Binotto.

“Makina e këtij sezoni është një evolucion i asaj të vitit të kaluar. Kjo është një makinë e përmirësuar në të gjitha drejtimet, në të gjitha zonat, kudo që ishte e mundur”, tha Binotto.

“Ana aerodinamike është përmirësuar, por ashtu edhe “poëer unit” është tërësisht i ri. Për ne mbetet një sezon me shumë sfida, ku e shkuara e lavdishme, e tashmja e vështirë dhe e ardhmja e suksesshme ndërthuren mes tyre. Pra, kemi një makinë me të mirë dhe që shpresoj të na sjellë rezultatet që dëshirojmë në pistë”, tha Binotto.

Testet e zhvilluara në Bahrein dy javë më parë dhanë disa sinjale optimizmi, por vetëm 3 ditë prova ishin shumë pak për të parë forcën reale të Ferrarit. Këtë fundjavë do të zhvillohet gara e parë. “Testet e së premtes e së shtunës para garës do të na japin një sinjal tjetër të punës që kemi bërë”, tha Binotto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat