Verstappen premton betejë

Formula 1

Verstappen premton betejë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 15:49
Verstappen premton betejë

Vendi i dytë në garën e parë sezonale të Formulës 1 të zhvilluar në Bahrein nuk ka

kënaqur pilotin holandez të Red Bull, Max Verstappen. Për një moment, pesë xhiro nga fundi ai parakaloi Lewis Hamiltonin me Mercedesin, por ky parakalim ishte jashtë rregullave dhe ai u detyrua ta rihapë krahun (vendimi erdhi nga komisarët e pistës).

“Kemi bërë shumë hapa përpara, ndaj ishte një mëkat që nuk fituam në Bahrein.

Iu afruam shumë fitores dhe më vjen keq që nuk ia arrita. Gjithsesi, të shohim anën pozitive, jemi në gjendje të duelojmë me Mercedesin dhe e nisëm këtë sezon me këmbën e mbarë.

Ju premtoj se deri në garën e fundit do të dueloj me Mercedesin dhe Lewisin për titullin kampion, duke mos u tërhequr”, ka thënë Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat