Shqiptari filmon e fotografon eventin e madh të Ferrarit

Formula 1

Shqiptari filmon e fotografon eventin e madh të Ferrarit

Nga: Maksim Gjoka Më: 25 maj 2021 Në ora: 18:14
Nikolin Dodaj

Të ndodhesh në një event te Ferrarit duhet të jesh me fat, por dhe shumë i apasionuar pas shpejtësisë, por të jesh aty si i ftuar për t’i filmuar e fotografuar këtë e ka bërë një artist shqiptar.

Po e vërtetë, Nikolin Dodaj me studion e tij të njohur në Amerikë “Eagle Eye Photography” ka qenë në këtë event mbajtur në Kanada me emrin “Ferrari Event”.

Mësojmë se ai ka pasur të drejtën me filmu dhe fotografu ku kanë marrë pjesë të shumtë nga e gjithë bota sidomos nga Amerika dhe Italia.

Por shkodrani ka qenë shumë i lumtur se me të ka qenë dhe shqiptari tjeter Adriatik Berdaku, i cili ka ftuar Nikolinin ku ata të dy punojnë dhe bashkëpunojnë së bashku në Nju Jork në TV Italian, e ku vetë Adriatiku ka 30 vjet që punon në TV-të italiane.

Jemi të sigurt se videot dhe fotot e bukura të Nikolinit do të bëjnë xhirot e botës të këtij eventi të madh botëror.BS

Image
Nikolin Dodaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat