Portugezi triumfon në pistën e Katalunja

Formula 1

Portugezi triumfon në pistën e Katalunja

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 14:52
Portugezi triumfon në pistën e Katalunja

Pilotoi portugez Miguel Oliveira me motorin KTM është shpallur sot fitues i garës së Çmimit të Madh të Katalunja (Barcelonë-Spanjë).

Një sukses disi i papritur për Oliveira, që arriti të lërë pas francezin Johann Zarco (i dyti me Ducati Pramac) dhe australianin Jack Miller (i treti me Ducati). Në fakt, i treti e preu vijën e finishit francezi Fabio Quartararo (Yamaha), por u penalizua me 3 sekonda.

Quartararo, që e nisi garën nga “pole”, pati probleme në pjesën e dytë të garës, duke vuajtur shumë për të siguruar një vend në podium.

Gjithsesi, francezi ruan kreun e renditjes botërore edhe pas kësaj gare, duke përfituar nga paraqitja e dobët e rivalëve (Bagnaia, Mir dhe Vinales).

Tjetër garë për t’u harruar për Valentino Rossi (Yamaha Petronas) e Marc Marquez (Honda), që u rrëzuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat