Koha për karting, vendtakimi në Gjilan

Formula 1

Koha për karting, vendtakimi në Gjilan

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 11:04
Koha për karting, vendtakimi në Gjilan

Pas garave në Drag Race, atyre në disiplinën malore e auto sllallom, koha është për dashamirët e kartingut. Gara e parë e kësaj disipline do të mbahet të dielën në Gjilan, ndërsa interesimi për pjesëmarrje është i madh, e me shumë gjasë nuk do të mungojnë as adhuruesit e kësaj disipline.

Gjithsesi vëmendja do të jetë e përqendruar tek garuesit e grup moshave të reja, që janë edhe e ardhmja e automobilizmit kosovar, por do të ketë edhe klasa për karting rental.

Paraqitja në garë do të bëhet nga ora 10:00 – 11:00, për të vazhduar më pas me kontrollimin teknik dhe vozitjet e lira.

Zyrtarisht gara pritet të fillojë në orën 13:30, vozitja e dytë në 14:30, derisa rezultatet zyrtare pritet të publikohen në orën 16:00.

Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me klubet pjesëmarrëse, por edhe institucionet tjera relevante janë duke bërë përgatitjet e duhura në mënyrë që gara të ketë rrjedhën më të mirë të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat