Hamilton do të garojë me Mercedesin të paktën deri në vitin 2023

Formula 1

Hamilton do të garojë me Mercedesin të paktën deri në vitin 2023

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 14:18
Hamilton do të garojë me Mercedesin të paktën deri në vitin 2023

Tani është zyrtare: Lewis Hamilton do të garojë me Mercedesin të paktën deri në vitin 2023.

Lajmërimi i rinovimit për dy sezone të tjera mes 7 herë kampionit të botës dhe skuadrës anglo-gjermane, të udhëhequr nga Toto Wolf, erdhi pak orë para kualifikueseve të Çmimit të Madh të Australisë.

Rinovimi do t’i mundësojë Hamilton të arrijë 11 sezone me Mercedesin, periudha më e gjatë për një pilot me të njëjtën skuadër në Formula 1, bashkë me epokën “Schumacher-Ferrari”, që zgjati nga për periudhën 1996-2006.

“Mercedes-Amg Petronas F1 është krenare të lajmërojë zgjatjen me dy vjet të akordin me 7 herë kampionin e botës, Leëwis Hamilton”, hapet në këtë mënyrë komunikata e Mercedes, që u publikua në 10.30 të mëngjesit të kësaj të shtune. Ky është një moment historik për gjithë Formula 1, pasi kishte shumë që pyesnin nëse e ardhmja e Lewisit ishte pezull, pas shumë fitoreve, 99, 77 prej të cilave me Mercedesin.

Në këtë mënyrë, do të jetë Hamilton që do të drejtojë Mercedesin e epokës së re, që nga 2022-shi do ti nënshtrohet një ndryshimi të thellë teknik në brendësi të Formula 1, me një njëvendëshe të gjithën të re dhe më pak aerodinamikë, që duhet të favorizojë parakalimet dhe cilësinë e pilotit.

Ndaj, përse të mos vazhdojnë me më të mirin e pilotëve, kanë menduar në Brackley, siç konfirmoi vetë Toto Wolf..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat