Rossi: Nga viti tjetër jeta ime do të ndryshojë

Formula 1

Rossi: Nga viti tjetër jeta ime do të ndryshojë

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 17:32
Rossi: Nga viti tjetër jeta ime do të ndryshojë

Valentino Rossi sapo ka njoftuar se do të tërhiqet nga motorat në fund të sezonit aktual.

Kampioni i lindur në ’79, nëntë tituj botërorë të fituar dhe kalorësi i vetëm në historinë e kampionatit botëror që ka fituar titullin në katër klasa të ndryshme – 125 (1), 250 (1), 500 (1) dhe MotoGP (6 ) – ka njoftuar pensionimin e tij në fund të sezonit.

“Ishte e mrekullueshme. Kishte vërtet momente të paharrueshme, por nga viti tjetër jeta ime do të ndryshojë.

Unë nuk do të garoj me motor, domethënë, nuk do të bëj atë që kam bërë në 30 vitet e fundit. Ishte shumë e bukur sa zgjati”, tha ai në konferencën për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat