Yamaha pezullon Vinalesin

Formula 1

Yamaha pezullon Vinalesin

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 15:08
Yamaha pezullon Vinalesin

E pabesueshme, por e vërtetë. Maveric Vinales nuk do të garojë në Çmimin e Madh të Austrisë në Moto GP, pasi është pezulluar nga Yamaha zyrtare, teksa gjithçka u komunikua nga skuadra japoneze, vetëm pak orë konferencës tradicionale të pilotëve në fundjavën e garës.

Sipas Yamahas, sjella e pilotit ka kompromentuar efikasitetin e motorit të tij M1 në Çmimin e madh të Stirias, në fundjavën e kaluar. Një vendim i marrë ky nga Yamaha pas një analize të thelluar të telemetrisë dhe të dhënave të mbledhura në dy ditët e provave.

Konkluzioni i Yamahas është se Vinales me sjelljen e tij mund t’i kishte shkaktuar dëme serioze motorit të tij YZR-M1, dëme që mund të kishin pasoja për vetë pilotin dhe që mund të vinin në rrezik edhe pilotët e tjerë në garë.

Vinales nuk do të zëvendësohet në Çmimin e Madh të Austrisë dhe vendimet në lidhje me garat e ardhshme do të merret pas një analize më të detajuar.

Skuadra e Yamahas me deklarata direkte nënvizon se Vinales ka bërë manovra të paautorizuara që mund të kishin shkaktuar telashe të mëdha teknike. Gjithçka i referohet gjesteve që Vinales bëri në Pit Lane kur u rikthye në bokse për t’u tërhequr nga Çmimi i Madh Stiria, me përshpejtime të dukshme, sjellje e shkaktuar nga nervozizmi i tij, por që pilotët nuk i bëjnë kurrë pasi rrezikojnë motorin.

Deklarata pas të cilave divorci është i sigurt, pasi Vinales vështirë se mund të garojë më me një M1 tani e tutje, me palët që s’ju mbetet tjetër veçse të zyrtarizojnë divorcin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat