Hamilton injoron tifozët

Formula 1

Hamilton injoron tifozët

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 13:45
Hamilton injoron tifozët

Formula 1 po përgatitet për garën e 13-të sezo nale, e cila do të mbahet këtë fundjave në Holandë. Pritet një betejë e vërtetë, teksa Lewis Hamilton ka përpara një transfertë të zjarrtë në Zandvort, në shtëpinë e rivalit Maks Vershtapen.

Megjithatë, 7 herë kampioni i botës nuk duket aspak i shqetësuar për klimën armiqësore që mund ta presë në cirkuitin holandez. Kjo dallohet qartë në fjalët e tij gjatë konferencës për shtyp.

“Tifozët le të më vërshëllejnë sa të duan. Sharjet e tyre do t’i transformoj në motivim dhe në energji pozitive, edhe pse unë nuk shkoj kurrë në ndonjë event për të kontestuar dikë. Gjithsesi, është gjithmonë bukur të vish në Holandë. Amsterdami më pëlqen dhe këtu kam tifozë, edhe pse nuk janë të shumtë të numër”, u shpreh kampioni i Mercedesit, Luis Hamilton.

Piloti i Red Bullit vjen në garën e shtëpisë pas pikëve shumë të kontestuara të Çmimit të Madh të Belgjikës. Megjithatë, holandezi nuk duket aspak i shqetësuar, ndërsa thotë se ka merituar gjithçka. “Në Spa shkoi mirë për mua. Ai vendim nuk ishte i lehtë për t’u marrë, por në fund 12,5 pikët mendoj se janë plotësisht të merituara”, tha Vershtapen.

23-vjeçari më pas fokusohet tek eventi i Zandvortit, teksa komenton edhe mundësinë e kontestimit që tifozët pritet t’i bëjnë rivalit Hamilton. “Po pres me padurim të dueloj në pistë. Vërshëllimat janë si në një ndeshje futbolli në stadium, pasi tifozët e shtëpisë e përjetojnë me emocion.

Unë nuk mund të vendos për ta dhe nuk mund t’u mësoj se si të sillen dhe nëse duhet të vërshëllejnë apo jo. Ajo që mund të bëj është vetëm të tregohem korrekt në pistë dhe shpresoj që t’i argëtoj”, deklaroi Vershtapen, i cili është vetëm 3 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Luis Hamilton. Kujtojmë se Formula 1 rikthehet në Zandvort që prej vitit të largët 1985.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat