Tragjedi në garat me motorë, piloti ndërron jetë

Formula 1

Tragjedi në garat me motorë, piloti ndërron jetë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 18:30
Tragjedi në garat me motorë, piloti ndërron jetë

Sporti i garave me motorë ka përjetuar një tragjedi të rëndë ku pas një aksidenti gjatë një garë, piloti Dena Berta Vinales ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare.

Piloti spanjoll po garontë në Gara 1 të Supersport 300 në Jerez ku tre xhiro nga fundi i garës, ka pësuar një aksident në një prej kthesave të pistës dukë u goditur nga shokët e tij të cilët erdhën prapa me shpejtësi të madhe.

Ndërhyrja e ambulancës ishte e menjëhershme, por pa rezultat pasi Vinales kishte ndërruar jetë në vend.

E gjithë bota e garave me motorë ka reaguar duke i shprehur ngushëllimet familjes të 15-vjeçarit i cili shikoi si talent me të ardhme në Moto GP.

Një tragjedi e rëndë për një pilot kaq të ri, por nuk është i vetmi pasi incidente me tragjedi ndodhin shpesh në këtë sport, ku shkaku kryesorë është shpejtësia e lartë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat