Perez ngre zërin

Formula 1

Perez ngre zërin

Më: 26 janar 2022 Në ora: 14:38
Perez ngre zërin

Sezoni i parë i pilotit meksikan Sergio Perez me makinën Red Bull ishte në përgjithësi pozitiv, duke fituar një garë (Azerbajxhan) dhe në 4 raste të tjera u ngjit në podium.

Por, më kryesorja, ai ishte mburoja e shokut të tij të skuadrës Max Verstappen, që u shpall kampion bote në Formula 1.

Vendimtare loja e skuadrës së Perez sidomos në garën e fundit, në Abu Dhabi.

Gjithsesi, në prag të sezonit të ri, piloti meksikan shprehet se synon më shumë nga vetja, duke shpresuar të duelojë për titullin kampion.

“Unë jam këtu, pasi besoj 100% në mundësitë e mia për të qenë kampion bote në Formula 1.

Kam mësuar shumë gjatë vitit të kaluar nga makina, skuadra dhe Max, duke qenë një skuadër e fortë. Por tani do të shoh më shumë nga vetja”, tha Perez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat