Lewis Hamilton njofton se do ta ndryshojë mbiemrin e tij

Formula 1

Lewis Hamilton njofton se do ta ndryshojë mbiemrin e tij

Më: 14 mars 2022 Në ora: 21:00
Lewis Hamilton

Shtatë herë kampioni botëror në Formula 1, Lewis Hamilton ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Piloti britanik i Mercedes, Hamilton ka vendosur që të ndryshojë mbiemrin e tij dhe kjo pritet të ndodh shumë shpejt.

Britaniku ka shpjeguar se është krenar me mbiemrin Hamilton, por nuk e kupton pse duhet ‘larguar’ mbiemri i nënës së tij.

“Jam shumë krenar, por më duhet edhe një variacion. Realisht, asnjë nga ju nuk e dini se mbiemri i nënës sime është Larbalestier, dhe do ta shtoj këtë në mbiemrin tim”, ka thënë Hamilton.

“Nuk e kuptoj idenë që kur njerëzit martohen, gruaja humb mbiemrin e saj. Dhe unë dua që mbiemri i nënës sime të jetë pas Hamilton. Kjo do të thotë se gjithçka do të shkojë në Lewis Hamilton-Larbalestier, dhe jo Lewis Larbalestier”, shtoi ai.

Hamilton shihet si favoriti kryesor këtë sezon në Formula 1, përkundër faktit se Max Verstappen futet si kampion në fuqi.

Hamilton së fundmi ka qenë shumë aktiv për problemet sociale, duke thirrur për barazi në çdo aspekt. Atë që e bëri me BLM vitin e kaluar, duket se këtë vit do ta vazhdojë për problemet që lidhen me të drejtat e grave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat