Të dielën, Drag Race II

Formula 1

Të dielën, Drag Race II

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 17:24
Të dielën, Drag Race II

Të dielën, Drag Race II!

Pas garës shumë atraktive, Kulla 2022, që u zhvillua në fundjavën që shkoi, automobilistët kthehen në shtigjet e rrafshëta, konkretisht në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, ku të dielën mbahet gara Drag Race, e dyta për këtë vit.

Dashamirët e shpejtësisë do ta kenë rastin të shohin numër të madh të veturave, me pjesëmarrës nga Kosova, vendet e rajonit dhe nga diaspora.

Auto Klubi Eurogoma RT dhe Federata e Auto Sportit e Kosovës janë duke i bërë përgatitjet e duhura në mënyrë që gara të ketë rrjedhë sa më të mirë, por gjithsesi se kontribut në këtë drejtim mund të japin të gjithë pjesëmarrësit, pavarësisht në çfarë cilësie do të jenë të pranishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat