​Aksident i rëndë që në nisje të garës British GP

Formula 1

​Aksident i rëndë që në nisje të garës British GP

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Gara për çmimi e madh të Britanisë në GP ka nisur me flamur të kuq në xhironhapëse, pas një përplasjeje të madhe ku janë përfshirë disa pilotë.

Gara në Silverstone nisi me flamur të kuq vetëm pak sekonda pasi filloi, pas një përplasjeje me shumë makina.

George Russell i Mercedesit u eliminua nga gara, ndërsa Zhou Guanyu i Alfa Romeos u shfaq shkurtimisht në ekran me makinën e tij përmbys duke rrëshqitur nëpër zhavorr. Nuk janë dhënë ende informacione të mëtejshme në lidhje me gjendjen e tij, përcjellë KoosvaPress.

Yuki Tsunoda i AlphaTauri dhe Esteban Ocon i Alpine të dy pësuan dëme në incidentin e paparë, por janë kthyer në garë.

Një autoambulancë është nisur në pistë për të shkuar në vendin e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat