E njëjta gjë ndodhi në provat zyrtare...

Formula 1

E njëjta gjë ndodhi në provat zyrtare...

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 15:32
E njëjta gjë ndodhi në provat zyrtare...

Lewis Hamilton u klasifikua i treti në garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Austri, një pozicion ky që dukej i vështirë për t’u arritur para garës. Në provat zyrtarë të ditës së premte, ai pësoi një aksident, duke e dëmuar keqazi makinën.

E njëjta gjë ndodhi në provat zyrtare edhe me makinën tjetër Mercedes të George Russell, çka i vuri mekanikët e makinës gjermane në një provë të vështirë. Gjithsesi, dy makinat Mercedes bënë një garë të mirë ditën e diel (të shtunën u zhvillua gara sprint), duke u klasifikuar në vendet 3-4.

“Makina e Hamilton kishte shumë dëmtime në telajo. Në një farë mënyrë, na u desh ta ndërtonim atë makinë nga e para të shtunën në mëngjes, para garës sprint. Ajo makinë u ndërtua nga hiçi, duke montuar motorin, kambion, telajon, gjithçka”, tha Toto Wolff, shefi i Mercedes.

“Mekanikët arritën të ndërtojnë gjithçka në 3 orë e gjysmë të shtunën paradite dhe ky ëhstë një rezultat i jashtëzakonshëm. Makina dhe bilancimi i saj ishte i shkëlqyer atë fundjavë”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat