Hamilton apo Leclerc?

Formula 1

Hamilton apo Leclerc?

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 12:24
Hamilton apo Leclerc?

“Preferoj sfidën aktuale, pasi e njoh shumë mirë Charles”. Ka qenë kjo përgjigjja e dhënë nga kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen në lidhje me rivalitetin që preferon, atë me Charles Leclerc apo Lewis Hamilton.

“Charles është një djalë shumë i mirë, kemi të njëjtën moshë. Këtë vit po duelojmë ndaj një kundërshtari me shumë respekt si Ferrari”, u shpreh më tej piloti holandez i Red Bull.

“Nëse fitojnë ata ne i përgëzojmë, nëse fitojmë ne do të na urojnë ata. I njoh mjaft mirë njerëzit e asaj skuadre. Madje edhe me Mattia Binotto kam një marrëdhënie shumë të mirë”, tha Verstappen për “Sky Sports”.

“Ky është mesazhi që duhet të japim. Në pistë jemi kundërshtarë dhe duelojmë për fitore, por jashtë piste mund të jemi miq. Kjo është ajo që vlerësoj më së shumti nga ky sezon krahasuar me të shkuarën”, u shpreh Verstappen.

Ai e konsideron duelin me Leclerc e Ferrari si të ndershëm. “Të kuptohemi. Kjo s’do të thotë që të shtunën para garës unë do të ulem në një tavolinë me ata e të qesh. Thjesht kemi respekt mes njëri-tjetrit”, u shpreh holandezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat